Integrimi
39 projekte konkurrojnë për “Çmimin e Integrimit”
Më 31 maj qyteti i Bernës ndan çmimin tashmë tradicional për integrim. Për të trembëdhjetën herë, në kuadrin e një ceremonie festive do të jepet ky çmim që u dedikohet projekteve ose organizatave që kanë kontribuuar në drejtim të integrimit të të huajve në këtë qytet.
39 projekte dhe iniciativa nga më të ndryshmet kanë konkurruar këtë vit për çmimin e përmendur. Siç bëhet e ditur në një komunikatë të autoritetit për integrim të këtij qyteti, fituesit tashmë janë caktuar, pasi që konkursi ka një kohë të gjatë që është shpallur. Ndërsa më 31 maj pritet të befasohen fituesit ose fitueset e çmimit.
Kushdo që dëshiron të jetë i pranishëm paraditen e 31 majit në ambientet e Progr, ku mbahet aktiviteti, mund të paraqitet prej tash online në adresën: [email protected]
Ndërsa programi dhe ftesa mund të gjenden në këtë link: unterwww.bern.ch/integrationspreis.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










