Shkurt.ch
Dy të rinjtë shqiptarë nuk e kanë hedhur shokun e tyre nga vetura
Prokuroria ka hequr dorë nga akuza për tentim vrasjeje të qëllimshme. Tash ndaj tyre mbetet akuza për “mos ofrim të ndihmës”
Një aksident që pati ndodhur në fillim të marsit të këtij viti, në tunelin Gubrist, kantoni i Cyrihut, pati bërë jehonë të madhe në mediat e këtushme. Një i ri 23 vjeçar kishte rënë nga vetura në të cilën gjendeshin edhe dy shokë të tij, shqiptarë, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Maqedonia, shkruan albinfo.ch. Me atë rast viktima kishte pësuar lëndime të rënda ndërsa dy personat që ishin në makinë ishin arrestuar nën dyshimin se ata e kishin shtyrë shokun e tyre me dhunë, duke ia rrezikuar kështu jetën, shkruan sda.ch.
Por, ndërkohë prokuroria kompetente ka hequr dorë nga akuza për tentim vrasjeje të qëllimshme. Tash ndaj tyre mbetet akuza për “mos ofrim të ndihmës” si dhe për delikte të ndryshme në trafikun rrugor.
Aktualisht, dy personat ngarkohen me fajin përse nuk i kanë ofruar ndihmë zviceranit 22 vjeçar i cili kishte mbetur i shtrirë në tunel me lëndime në kokë dhe gërvishtje nëpër trup.
Prokurorja e ngarkuar me lëndën nuk ka dashur të fliste për rrethanat që kanë sjellë te rënia e të riut nga makina, transmeton albinfo.ch. Ajo vetëm ka thënë se dyshimi se dy të rinjtë e kishin hedhur me dhunë nga makina moshatarin e tyre, nuk është dëshmuar si i bazuar.
Të dyshuarit, nga Kantonet Solothurn dhe Bernë, ishin arrestuar ditën që kishte ndodhur aksidenti. Dy javë më vonë ata janë liruar nga burgu për hetime.
I aksidentuari ndërkohë është mirë me shëndet, njofton prokurorja.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









