Shkurt.ch
Zvicër: Vijnë italianët, shkojnë gjermanët
Zvicra ka 11 mijë italianë më shumë se një vit më parë. Fjala është për shtimin “neto” të këtij numri, kur hiqen ata italianë që e kanë lëshuar Zvicrën
Numri i italianëve që kanë ardhur në Zvicër gjatë vitit 2015 ka qenë më i madhi në krahasim me numrin e të gjithë të huajve të tjerë që gjatë kësaj periudhe janë bërë banorë të Zvicrës. Siç shkruan gazeta ”Schweiz am Sonntag” duke iu referuar të dhënave nga autoritetet e shtetit. Sipas tyre, rritja e numrit të italianëve që në vitin 2015 kanë ardhur për të jetuar në Zvicër ka qenë më i madhi, gjegjësisht Zvicra ka 11 mijë italianë më shumë se një vit më parë. Fjala është për shtimin “neto” të këtij numri, kur hiqen ata italianë që e kanë lëshuar Zvicrën.
Në vendin e dytë për nga rritja vijnë francezët, ndërkohë që numri i gjermanëve që jetojnë në Zvicër, në vitin 2015 ka pësuar vitin e kaluar për herë të parë një rënie, transmeton albinfo.ch. Kështu, për herë të parë pas disa vitesh avancimi, komuniteti gjerman sërish ia lë vendin e parë atij italian. Te gjermanët po shënohet një trend kthimi në vendin e tyre, konstaton gazeta.
Ndryshe nga fazat e mëhershme të migracionit italian, aktualisht nga ky vend në Zvicër po vijnë më shumë njerëz me shkollim të lartë gjegjësisht pjesëtarë të elitës italiane.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










