Integrimi
Kosovarët, të dytët pas gjermanëve në marrjen e pasaportës zvicerane
Në krye të listës janë gjermanët me 460 pasaporta zvicerane dhe menjëherë pas tyre vijnë kosovarët, 432 prej të cilëve gjatë vitit të përmendur kanë fituar shtetësinë e Zvicrës
Gjatë vitit 2015 në Kantonin Aargau ka pasur rritje të madhe të numrit të të huajve që kanë fituar shtetësinë zvicerane. Bëhet fjalë për një shtim prej 77.5% të personave të natyralizuar në krahasim me një vit më parë, njofton srf.ch. Konkretisht, autoritetet bëjnë të ditur se kanë miratuar kërkesat e 2566 të huajve për të marrë pasaportën zvicerane, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në vitin 2014 kishin qenë vetëm 1121 të huaj të natyralizuar ose 77.5% më pak.
Është interesante të shihet lista e të huajve që kanë fituar shtetësinë zvicerane në këtë kanton gjatë vitit 2015. Në krye të saj janë gjermanët me 460 pasaporta zvicerane dhe menjëherë pas tyre vijnë kosovarët, 432 prej të cilëve gjatë vitit të përmendur kanë fituar shtetësinë e Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Me shumë më pak pasaporta zvicerane të fituara rishtas, 292 sish, në vendin e tretë vijnë italianët. Pas tyre në radhë janë turqit (246) shtetasit e Maqedonisë, që në shumicë dërmuese janë shqiptarë (116) dhe shtetasit e Serbisë (109).
Shtimi kaq i madh i kërkesave të miratuara për natyralizim nuk ka një shkaktar të vetëm dhe konkret. Ai vjen si rezultat i shumë rrethanave të ndryshme dhe në veçanti si rezultat i rritjes së theksuar të kërkesave që të huajt kanë bërë për natyralizim gjatë kësaj periudhe.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













