Shkurt.ch
Zvicra, 71.2 miliardë franga për shëndetësinë
Shpenzimet e Zvicrës në shëndetësi për kokë banori gjatë vitit 2014 janë sjellë rreth 724 franga për persona në muaj,
Kostoja e gjithmbarshme e shëndetësisë në Zvicër sipas Zyrës Federale për Statistika gjatë vitit 2014 është rritur për 2.8% në krahasim me një vit më parë duke arritur në 71.2 miliardë franga. Kjo rritje është nën trendin e shënjuar në pesë vitet e fundit, kur rriteshin mesatarisht nga 3.3% në vit. Ndërkohë që rritja ekonomike e Zvicrës në vitin 2014 ka qenë 1.2%.
Kostoja e spitaleve dhe e shtëpive të pleqve është rritur për 2.2 respektivisht 2.3 për qind.
Nga shtimi i kostos brenda një viti prej 1.9 miliardë më shumë se tri të katërtat i ka marrë rritja e të dhënave për mjekët, spitalet dhe shtëpitë e pleqve të cilat të gjitha së bashku përbëjnë 72.2 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë në Zvicër.
Shpenzimet e Zvicrës në shëndetësi për kokë banori gjatë vitit 2014 janë sjellë rreth 724 franga për persona në muaj, ose 11 franga më shumë se në vitin paraprak.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










