Shkurt.ch

Burg i përjetshëm për shqiptarin që vrau shokun për 30 mijë franga

Gjykata e Qarkut në Affoltern am Albis (Kantoni i Cyrihut) ka shqiptuar sot dënimin maksimal, me burg të përjetshëm dhe kujdestari po ashtu të përjetshme shqiptarit 39 vjeçar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, shrkuajnë mediet zvicerane. Kjo vrasje e cilësuar si vrasje e rëndë është bërë për shkak të një borxhi prej 30 mijë frangash, transmeton albinfo.ch

Ai përveç dënimit me burg duhet të paguajë dëmshpërblim prej 60 mijë frangash të vejës së viktimës.

Sipas gjykatës, shqiptari 39 vjeçar në viti 2009 e ka ekzekutuar me revole nga afërsia ish shokun e vet në Boonstetten (Cyrih) deri sa ai ishte ulur në veturë, përcjell albinfo.ch. Pasi e ka vrarë, ai e ka hedhur viktimën në një përrua. Një kalimtare rasti e ka gjetur një ditë më vonë. Tri javë pas vrasjes, personi në fjalë është arrestuar dhe prej atëherë mbahet në burg.

I akuzuari gjatë tërë kohës ka kundërshtuar duke thënë se nuk është fajtor ër asgjë. Sipas tij nuk ka dëshmi për vrasjen. Por ndryshe kanë menduar prokuroria dhe gjykata. Ato janë mbështetur në dëhminë e ish partneres së të akuzuarit për vrasje, e cila e ka ndjekur ngjarjen pasi që ka qenë ulur në ulësen e mbrapme të makinës.

Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm.