Levrat: të kursehen pasagjerët e trenit e të ndëshkohen automobilistët

Në rast se shfrytëzuesit trenit do të paguajnë më tepër, do të rrezikohet synimi që komunikacioni të bartet nga rrugët në binarë

Planet e propozuara nga ministrja e transportit Doris Leuthard për financimin e transportit publik, kanë hasur në kundërshtim të Partisë Socialdemokrate. Kështu, kryetari i kësaj partie, Christian Levrat, ka propozuar që në vend se për transportin publik të paguajnë më shumë shfrytëzuesit e hekurudhës, të bëhet e kundërta, të „dënohen” ngasësit e automjeteve.

Sipas Levrat, në rast se shfrytëzuesit e udhëtimit me tren do të paguajnë më tepër, do të rrezikohet vetë synimi i proklamuar, që komunikacioni të bartet nga rrugët automobilistike në binarë hekurudhorë. Një zgjidhje që e ofron SP është që të ngrihen taksat për importimin e vajrave minerale. Të ardhurat nga këto taksa do të shërbenin si për transportin rrugor ashtu dhe për atë hekurudhor, përcjell tages anzeiger propozimin e kryetarit të SP-së.

Ndërkaq Economiesuisse, organizatë që bashkon subjektet ekonomike të Zvicrës, ka kundërshtuar këtë propozim. Sipas saj, ndërmarrjet janë duke paguar që tash tepër shumë përmes taksave të vajrave minerale për transportin e mallrave të tyre.