Shkurt.ch
Në Zvicër kanë hyrë 30% më pak të huaj në periudhën janar-shkurt
Një konstatim të tillë e nxjerr një statistikë që burimin e ka nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM)
Ndërkohë që gjithandej debatohet lidhur me zbatimin e Iniciativës kundër migracionit masiv (të votuar në shkurt 2014) fiton në peshë perceptimi se Zvicra, së paku përkohësisht, po e humbet atraktivitetin e vet ekonomik për të huajt.
Një konstatim të tillë e nxjerr një statistikë që burimin e ka nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), shkruan srf.ch. Sipas të dhënave nga zyra e përmendur, në Zvicër gjatë muajve janar-shkurt kanë hyrë 18.251 të huaj, transmeton albinfo.ch Ky është numri efektiv ose absolut i të ardhurve. Mirëpo kur nga ky numër të hiqen 12527 që gjatë po kësaj periudhe kanë lëshuar Zvicrën, del migracioni “neto” në Zvicër ose shtimi që i referohet hyrjes së të huajve ka qenë gjithsej 5724 persona.
Dallimi me periudhën e njëjtë të një viti më parë tregon se bëhet fjalë për një ulje të theksuar, përcjell albinfo.ch. Atëbotë në Zvicër kishin ardhur për dy muaj 19.089 persona dhe kishin shkuar 10.319, gjë që nxjerr një numër neto të të huajve të mbetur në Zvicër prej 8770. Dhe këtu tregohet se numri i të huajve që efektivisht kanë mbetur pe¨r të qëndruar në Zvicër gjatë kësaj periudhe është për një të tretën më i vogël.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










