Integrimi
Shqiptarët në krye të listës së atyre që braktisin Gjermaninë vullnetarisht
Numri më i madh i atyre që kthehen janë nga Ballkani. Të parët janë nga Shqipëria. Pas tyre vijnë azilkërkuesit, shtetas të Serbisë, ata të Kosovës dhe të Maqedonisë
Numri i azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht nga Gjermania në vendet e tyre po vjen vazhdimisht dukje u rritur. Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti Gjermaninë e kanë braktisur 14.100 azilkërkues me vendim negativ të azilit. Siç bën të ditur Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), ky numër është më shumë se tre fish më i madh se ai i periudhës së njëjtë të një viti më parë.
Është me interes të theksohet se numri më i madh i atyre që kthehen janë nga Ballkani. Të parët janë nga Shqipëria, transemton albinfo.ch. Pas tyre vijnë azilkërkuesit, shtetas të Serbisë, ata të Kosovës dhe të Maqedonisë. Pas tyre vijnë shtetasit e Irakut dhe të Afganistanit.
Gjatë gjithë vitit 2015 Gjermaninë e kanë lëshuar vullnetarisht 37.220 azilkërkues. Po ashtu shumica e madhe e atyre që janë kthyer gjatë vitit 2015 janë ballkanas gjegjësisht shtetas të gjashte vendeve të këtij regjioni.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












