Shkurt.ch
“Përparësia për vendorët”, mbetet çështje që duhet sqaruar
Komisioni për politika shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës është marrë së fundi me propozimet e qeverisë federale, në debatin lidhur me jetësimin në praktikë të iniciativës kundër migracionit.
Propozimet në fjalë janë votuar me 18 vota pro, 6 kundër dhe një abstenim
Ndonëse nuk i hedh poshtë propozimet, ky komision, sipas kryetarit të tij Heinz Brand (SVP), në këtë pikë duhet krijuar më shumë qartësi, shkruajnë mediet zvicerane. Administrata federale duhet të sqarojë se çfarë saktësisht mendohet me termin “përparësi e vendësve”.
Dhe në rast se nuk arrihet që iniciativa në fjalë të zbatohet deri më 9 shkurt 2017 në atë mënyrë që edhe BE-ja të mund të japë pëlqimin e vet, Këshilli Federal do të vejë në veprim një klauzolë të njëanshme mbrojtëse, ose të ashtuquajturin “Planin B”, transmeton albinfo.ch. Ai parasheh që qeveria, me rekomandim të komisionit për migracion për çdo vit të caktojë një kuotë për numrin e të huajve që mund të vijnë në Zvicër nga vendet e BE-së.
Nëse kjo kuotë tejkalohet më 1 korrik të vitit të caktuar, qeveria pastaj vendos një numër maksimal më vitin në vijim, që nuk lejohet të tejkalohet.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











