E-Diaspora
Bavaria dëbon edhe 29 azilkërkues në Kosovë
Autoritetet bavareze kumtojnë se ato janë duke bërë në mënyrë konsekuente dëbimin e atyre azilkërkuesve që nuk u njihet qëndrimi, dhe këtë e bëjnë në baza javore
Të mërkurën janë dëbuar nga Bavaria 29 azilkërkues kosovarë të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil. Ata janë nisur drejt Kosovës nga Aeroporti i Munihut. Me këtë fluturim, agjencioni evropian për mbrojtjen e kufijve, Frontex-i ka realizuar deri tash vetëm gjatë vitit 2016, dëbimin e rreth 1000 azilkërkuesve të refuzuar nga Bavaria në vendet e prejardhjes, hkruan stmi.bayern.de
Ky grup azilkërkuesish përbëhej nga ata që nuk kishin dashur të ktheheshin vullnetarisht në Kosovë.
Ministri i brendshëm Hermann ka thënë se “të gjitha landet janë të detyruara ta bëjnë riatdhesimin”., transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, autoritetet bavareze kumtojnë se ato janë duke bërë në mënyrë konsekuente dëbimin e atyre azilkërkuesve që nuk u njihet qëndrimi, dhe këtë e bëjnë në baza javore.
Por, ne na duhen më shumë vendime refuzuese nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF). Atje po presin ende me qindra mijë kërkesa azili të patrajtuara.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












