Shkurt.ch
Çdo i katërti turist evropian i mungon Zvicrës
Për verën 2016 është planifikuar një strategji marketingu, ku do të investohet një total prej 57 milionë frangash zvicerane për ta bërë destinacion më tërheqës Zvicrën për vizitorët e huaj.
Turizmi zviceran nuk ka dalë nga kriza nga sezoni i dimrit. Ndërsa ekspertët shohin një stabilizim nëpër hotele, por faktorët afatgjatë nuk po lëvizin mirë.
“Një dimër i vështirë ishte prapa nesh”, tha drejtori i Schweiz Tourismus, Jürg Schmid. Vlerësimi i pozitës së tij paraqet një tablo të zymtë për turizmin zviceran, përcjell albinfo.ch.
Duke marrë si pikë referimi mesataren në katër vjetët e fundit, të ardhurat janë reduktuar në më shumë 10.4 për qind.
Bujtjet nëpër hotele nga vizitorët evropianë që nga viti 2010 ishin në rënie për më shumë se 23 për qind. Kështu mund të thuhet se mungon çdo i katërti vizitor nga Evropa, tha Schmid në konferencën për shtyp. Shifrat për vizitat nëpër hotele nga vizitorët nga Rusia, sipas drejtorit të Schweiz Tourismus, kanë rënë për rreth 40 për qind që nga viti 2013.
Edhe kur analizohen turistët jashtë Evropës, nuk kishte asnjë lajm të mirë të martën. Futja e vizave biometrike ka zvogëluar udhëtimet nga Azia, e Kina në veçanti është prekur. Për më tepër, aziatikët hezitojnë për të udhëtuar në Evropë nga imazhet e terrorit që janë përhapur nëpër botë dhe në qytetet e mëdha evropiane.
Në përgjithësi, treguesit afatgjatë nuk duken mirë. Sepse me frangun zviceran të fortë, i cila do të vazhdojë për disa kohë, udhëtimi në Zvicër mbetet i shtrenjtë për të huajt. Gjithashtu, rritja e ulët ekonomike në shumë rajone të botës dhe kërcënimet terroriste në Evropë nuk japin shpresë për një kthesë.
Parashikimi për vizita nëpër hotele vlen edhe për vitin 2016 se do të ketë një rritje prej 1.5 për qind, e cila ka të ngjarë të mbushet kryesisht nga udhëtarët nga Zvicra.
Për verën 2016 është planifikuar një strategji marketingu, ku do të investohet një total prej 57 milionë frangash zvicerane.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










