Shkurt.ch
Sot ka hyrë në qarkullim bankënota e re e 50 frangave
Banka Nacionale e Zvicrës, e cila bën emetimin e parave, sot, më 12 prill ka hedhur në qarkullim bankënotën e re të 50 frangave. Që në orët e hershme të mëngjesit këto kartëmonedha mund të merreshin në sportelet e kësaj banke por edhe në ato të bankave UBS, Raiffaisen dhe Credit Suisse, në Bernë dhe Cyrih, ndërsa mbulimi i gjithë Zvicrës me to, pritet të marrë edhe disa ditë, bëjnë të ditur mediat zvicerane.
Edhe pse me hyrjen në qarkullim të bankënotave të reja, të vjetrat vazhdojnë të jenë të vlefshme, ato do të tërhiqen nga qarkullimi në mënyrë graduale.
SNB u tërheq vërejtjen qytetarëve se kur të marrin në duar bankënotat e reja, të verifikojnë menjëherë shenjat e sigurisë që kanë ato, transmeton albinfo.ch. Për shembull, ato e kanë të shtypur një glob të hijezuar, i cili bie në sy që në shikim të parë. Po ashtu bankënotat origjinale kanë një shirit sigurimi, i cili e ndërron ngjyrën gjatë ndryshimit të pozicionit të tyre.
Një kryq zviceran i zgavruar në bankënotë është shenja tjetër dalluese e kartëmonedhës së re prej 50 frangash.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











