Shkurt.ch
Atentatorët e Brukselit nuk kanë lidhje me Zvicrën
Është spekuluar se atentatorët që shkaktuan sulmet terroriste në Bruksel, mund të kenë ndonjë lidhje me Zvicrën. Por, siç ka theksuar drejtori i Shërbimit Informativ të Zvicrës Markus Seiler, kjo gjë nuk është e vërtetë.
Seiler në një intervistë dhënë gazetës zvicerane në gjuhën frënge “Le Temps” ka thënë se nevojitet më shumë shkëmbim informacionesh në mes të shërbimeve të shteteve të ndryshme lidhur me rreziqet nga terrorizmi. “Mes tjerash `Task Force Tetra` (Terrorist Travellers) e cila është aktivizuar pas sulmeve në Bruksel duhet të sigurojë një koordinim më të mirë në këtë drejtim.
Kjo do t`u mundësonte autoriteteve të veprojnë më shpejt dhe më me efikasitet.
Seiler më tutje ka thënë se në dokumentet interne të organizatës terroriste IS, të cilat janë përfolur nga mediet e huaja, shërbimi informativ i Zvicrës ka gjetur vetëm gjashtë persona që kanë ndonjë lidhje me Zvicrën.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











