Shkurt.ch
3.6 për qind të papunë gjatë marsit në Zvicër
Shkalla e papunësisë në Zvicër gjatë muajit mars, siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi, është stabilizuar në 3.6 për qind, duke pësuar një ulje të lehtë (0-1%) në krahasim me muajin paraprak. Me 155.324 persona të regjistruar si të papunë në entet regjionale për ndërmjetësim të punës, numri i tyre është për 19.216 ose për 7% më shumë se ai i marsit të vitit 2015.
Gjatë marsit është shënuar një ulje e numrit të të papunëve në mesin e të rinjve. Në të vërtetë, janë regjistruar 18.907 të rinj si të papunë ose 1584 më pak, në krahasim me një muaj më parë, bën të ditur srf.ch. Mirëpo, në krahasim me marsin e vitit të kaluar ka një rritje prej 706 personash të kësaj kategorie.
Në janar të këtij viti ka ndodhur çregjistrimi nga lista e të papunëve e 3079 vetave. Këta persona përveç që nuk kanë punë, kanë mbaruar edhe afatin e kompensimit që enti i punës u bën atyre që kërkojnë punë.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











