Shkurt.ch
Shaqiri ndihmon fushatën e ministres Leuthard për kursimin e energjisë
Ylli shqiptarozviceran i futbollit, Xherdan Shaqiri, edhe pse tash luan në Angli, i është gjetur afër ministres zvicerane të energjetikës, Doris Leuthardt në aksionin e saj për kursimin e energjisë elektrike.
Ministrja që vjen nga partia CVP ka lansuar së fundi një program të quajtur “Energie Challenge 2016” për të sensibilizuar popullatën për kursimin e rrymës dhe për ta bërë më popullor këtë aksion ajo ka “trokitur në derë” të Shaqirit.
Ky i fundit, i shoqëruar dhe nga disa yje tjerë, kryesisht të muzikës e të sportit, do të shëtisë në lokalitete të ndryshme të Zvicrës për të ndihmuar dhe promovuar fushatën në fjalë, transmeton albinfo.ch lajmin e publikuar sot nga të gjitha mediet zvicerane.
Krahas Shaqirit, në këtë fushtatë do të kontribuojnë edhe këngëtari i njohur i rapit, “Stress”, ish trajneri karizmatik i futbollit Gilbert Gress dhe eksperimentuesi i njohur me fluturaket me energji diellore, Bertrand Piccard.
Në prezantimin e fushatës, sot, Shaqiri ka performuar edhe duke kënduar rap me raperin e përmendur. Në kuadër të fushatës është lancuar edhe një aplikacion me këshilla për kursimin e energjisë. Me këtë aplikacion, shfrytëzuesit mund të mbledhin pikë që do të njehësohen sipas sasisë së energjisë së kursyer. Si rezultat, fituesit do të kenë biletën për një koncert të Stress-it në mjuajin tetor.
Sipas organizatorëve, Shaqiri dhe Stress-i do të marrin një honorar për disa nga prezantimet e tyre.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











