Shkurt.ch
Humbja e iniciativës së dëbimit, “dëbon” anëtarësinë nga SVP-ja
Ka qenë befasuese përgjigja e të anketuarve të cilët në 24 % të rasteve kanë preferuar FDP-në, parti kjo e cila tradicionalisht ka pasur vendin e tretë, pas SVP-së dhe SP/PS-së
Një sondazh i realizuar nga gazeta “Sontagsblick” ka shkaktuar një dridhje jo të vogël tektonike në peizazhin politik të Zvicrës. Sondazhi dëshmon për një rënie të theksuar të partisë deri tash më të madhe të Zvicrës SVP/UDC-së dhe një ngritje po aq të madhe të Partisë Liberale (FDP/PLR).
Instituti për hulumtimin e opinionit, GFS ka pyetur 1103 persona se si do të votonin sikur zgjedhjet nacionale të zhvilloheshin fundjavën e ardhshme, transmeton albinfo.ch. Ka qenë befasuese përgjigja e të anketuarve të cilët në 24 % të rasteve kanë preferuar FDP-në, parti kjo e cila tradicionalisht ka pasur vendin e tretë, pas SVP-së dhe SP/PS-së.
Të përkujtojmë: në zgjedhjet e kaluara, (tetor 2015), me gjithë një ngritje që kishte përjetuar, FDP-ja ka pasur 17% të votave. Nga ana tjetër. SVP-ja nga 29% sa ka pasur në zgjedhjet e kaluara, ka rënë në 22%.
Realizuesit e sondazhit, fajin për rënien e popullaritetit të SVP-së ia lënë humbjes së kësaj partie në referendumin e fundit, për zbatimin e dëbimit të të huajve kriminelë. Nga pjesa dërmuese e opinionit dhe nga të gjitha partitë veç SVP-së, kjo iniciativë ishte vlerësuar si shumë ekstreme në raport me të huajt.
Për pasojë, zgjedhësit duket të kenë filluar t`ia kthejnë me të madhe shpinën kësaj partie.
Pas FDP-së me 24 dhe SVP-së me 22% për qind të votave, gjithnjë po ju besua këtij sondazhi, vjen SP/PS me 19.3% nga 18.8% sa ka pasur në zgjedhjet e vitit 2015. Po kështu një ngritje të vogël e ka shënuar edhe CVP/PDC-ja, nga 11.6% në 12.4%.
Ndërsa rritjen më të madhe në proporcion me fuqinë (e vogël) që e ka pasur deri tash, d ta përjetonte partia BDP, e dalë disa vite më parë nga SVP-ja, përcjell albinfo.ch. Ajo do të rritej për 3 për qind, nga 4.1% sa ka pasur deri tash në 7%.Nga ana tjetër, partia e Gjelbër dhe ajo e Gjelbër liberale (GLP) sipas këtij sondazhi do të humbin numrin e zgjedhësve të tyre nga 7.1 në 6% gjegjësisht nga 4.6 në 4.2%.
Kryetari në ikje i FDP-së, Philip Müller e shpjegon këtë rezultat me maturi. Ai thotë se kjo rritje mund të jetë reflektim i momentit. Mirëpo ai beson megjithatë se një pjesë e madhe e popullatës ka përqafuar qëndrimin autentik të FDP-së në politikën me të huajt.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













