Shkurt.ch
Nxënësit myslimanë nuk duan t`ua japin duart mësueseve të tyre!
Dhe, shkolla në Therwil (BL) ua lejon këtë!
Shkollat e kantonit Baselland dhe të Zvicrës qendrore janë në hall me nxënësit e tyre myslimanë respektivisht me ata që duan të kultivojnë traditën islame e cila ndalon prekjen e duarve të meshkujve me femrat. Kështu, siç shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag”, në shkollën e fshatit Therwil në kantonin Baselland, nxënësit myslimanë (meshkujt) të shkollës së mesme nuk janë të detyruar t`i japin dorën mësueses së tyre, një sjellje normale kjo në shkollat zvicerane, transmeton albinfo.ch. Ata kanë arritur një marrëveshje me personelin mësimor të shkollës së tyre. Sipas shpjegimit mysliman, mashkulli mund të prekë vetëm gruan e tij, e bazojnë arsyetimin e tyre ata që ndjekin mësimet radikale të islamit.
Por, shoqata e mësuesve e kantonit Baselland nuk pajtohet me një qëndrim të tillë. “Vendimi i mare nga udhëheqja e shkollës nuk është në pajtim me linjën që ndjekim ne”, thotë një anëtare e kryesisë së kësaj shoqate.
“Kjo është një shkelje e një traditës sonë dhe ne nuk duam të kthehemi në mesjetë”, ka shtuar ajo. Sidoqoftë, udhëheqja e shkollës së Therwilit për konfirmimin e vendimit të saj duhet t`i drejtohet kantonit, përcjell albinfo.ch. Do të jetë drejtoria e arsimit në këtë kanton ajo që do të përcaktojë nëse do të lejohen nxënësit myslimanë të mos përshëndeten me shtrëngim duarsh me mësueset e tyre
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












