Shkurt.ch
Kosovari, me lëndime të lehta nga ndeshja frontale e veturave
Makinat e ndeshura kanë pësuar dëmtim total. Për pastrimin e rrugës nga mbetjet e aksidentit është bllokuar rruga për rreth 2 orë e gjysmë
Në natën e të premtes ka ndodhur një ndeshje frontale në mes të tri veturave në rrugën në mes të Oftringenit dhe Walterswilit, kantoni Solothurn. Fati ka dashur që nga kjo ndeshje e fortë të dalin vetëm me lëndime të lehta tre persona, shkruan aargaueruzeitung.ch. Në të vërtetë, njërin prej tyre, shoferin, i cili ishte ngujuar në makinë është dashur ta nxirrnin zjarrfikësit duke e prerë veturën, transmeton albinfo.ch.
Sipas policisë së Kantonit të Solothurnit, një kosovar 63 vjeçar ishte duke vozitur në drejtim të Oftringenit. Për arsye ende të panjohura ai ka dalë në drejtimin e kundërt të rruges me ç`rast është ndeshur me një veturë që vinte në mënyrë të rregullt nga ana tjetër. Nga forca e goditjes, kosovari ka mbetur i ngujuar në makinën e tij dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta çliruar. Ai dhe gruaja që ndodhej me të në veturë kane pësuar lëndime të lehta dhe të mesme, përcjell albinfo.ch. Të dy ata janë transportuar me autoambulancë në spital për trajtim të mëtejshëm.
Nga ana tjetër, makinat e ndeshura kanë pësuar dëmtim total. Për pastrimin e rrugës nga mbetjet e aksidentit është bllokuar rruga për rreth 2 orë e gjysmë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











