Në prag të referendumit për armët, komandantët e policive kantonale nuk preferojnë të japin ndonjë rekomandim se si të votohet.
Siç dihet, referendumi lidhur me iniciativën “e mbrojtjes nga dhuna e armëve” do të mbahet më 13 shkurt dhe në të do të vendoset, veç tjerash, nëse do të ndalohet mbajtja e armëve ushtarake nëpër shtëpitë e shërbyesve ushtarakë ose jo.
Kryesia e konferencës së komandantëve policorë të kantoneve ka arsyetuar qëndrimin e saj për mospërzierje me faktin se bëhet fjalë për një temë politike dhe qytetare, në të cilën policia nuk dëshiron të jetë e implikuar.
Niedeger, që është kryetar i kësaj konference, u ka deklaruar medieve zvicerane se mendimet e komandantëve policorë lidhur me iniciativën e mbrojtjes nga dhuna e armëve janë shumë të ndara.