Shkurt.ch
Shërbimi Informativ i Zvicrës ka kontrolluar 2 milionë veta
Në të njëjtën kohë, NDB ka kryer hetime për 22 persona që konsiderohet se e rrezikojnë sigurinë e brendshme të Zvicrës
Shërbimi Informativ i Zvicrës (NDB) gjatë vitit 2015 në kuadrin e masave të sigurisë, ka bërë verifikimin e të dhënave të 2 milionë personave. Ky numër është për gjashtë herë më i madh se ai i vitit 2011, kur kjo masë ishte marrë ndaj rreth 350 mijë vetave.
Shtimi i numrit të personave të verifikuar ka të bëjë me ashpërsimin e masave kundër terrorizmit, bën të «NZZ am Sonntag»
Në të njëjtën kohë, NDB ka kryer hetime për 22 persona që konsiderohet se e rrezikojnë sigurinë e brendshme të Zvicrës. Shumica dërmuese e tyre janë hetuar në lidhje me rrezikun nga terrorizmi islamik, transmeton albinfo.ch.
Personat e dyshuar janë 9 azilkërkues, 4 persona që kanë bërë kërkesë për vizë në Zvicër dhe të tjerë që në Zvicër kanë ardhur në cilësi të ndryshme ose ishin duke jetuar tashmë këtu.
Megjithatë, numri i madh i personave, të dhënat e të cilave janë verifikuar, ka të bëjë në të shumtën e rasteve me pasagjerët në transportin ajror. Gjatë vitit 2015 NDB ka kontrolluar afërsisht 1.3 milion pasagjerë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












