E-Diaspora
Austri – Kosovë, bashkëpunimi për mësimin shqip në diasporë
Ministria Federale e Arsimit premtoi rritjen e bashkëpunimit duke theksuar nevojën e shkëmbimit të ekspertëve, përkrahjen e seminareve për mësimdhënës shqiptar nga Austria.
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri ku në mesin e takimeve të shumta, u prit edhe në Ministrinë Federale të Arsimit të Austrisë në Vjenë nga Martina Mascher, drejtoresha për marrëdhënie bilaterale në këtë ministri.
Ajo njoftoi ministrin kosovar për punën që shteti austriak e bën në mbështetje të mësimit të gjuhës shqipe dhe organizimin sa më të mirë të tij.
Ministri Murati, bëri të ditura hapat që Ministria e Diasporës ka ndërmarrë në implementimin e marrëveshjes për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë të nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Ministria Federale e Arsimit premtoi rritjen e bashkëpunimit duke theksuar nevojën e shkëmbimit të ekspertëve, përkrahjen e seminareve për mësimdhënës shqiptar nga Austria.
Në fund të ditës, ministri Murati vizitoi shkollën shqipe në Krems, ku u takua me mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit shqiptar.
Gjatë këtij diskutimi, ministri Murati kërkoi që bashkatdhetarët tanë në Austri të jenë partner të Ministrisë së Diasporës në rritjen si të numrit të nxënësve në shkollat shqipe në këtë shtet, por edhe ngritjen e cilësisë së mësimit.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













