Shkurt.ch
Zvicra dënon grupin e parë terrorist të IS-it
Pjesëtarit kryesor të këtij grupi i është shqiptuar dënimi prej 4 vitesh e 8 muaj burg. Personi i dytë ka marrë një dënim prej 3 vjet e gjysmë ndërsa i treti 4 vjet e tetë muaj. I akuzuari i katërt është liruar në mungesë të provave
Zvicra ka zhvilluar procesin e parë gjyqësor kundër një grupi të xhihadistëve, gjegjësisht të organizatës së shtetit islamik IS. Në procesin e zhvilluar nën masa të fuqishme të mbrojtjes, në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona, pjesëtarit kryesor të këtij grupi i është shqiptuar dënimi prej 4 vitesh e 8 muaj burg. Personi i dytë ka marrë një dënim prej 3 vjet e gjysmë ndërsa i treti 4 vjet e tetë muaj, shkruan srf.ch. I akuzuari i katërt është liruar në mungesë të provave.
Trupi gjykues, personat e dënuar, të gjithë shtetas irakianë, i ka mbajtur si fajtorë për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale dhe për delikte të tjera. Ata janë akuzuar se kanë mbështetur organizatën terroriste IS ose edhe kanë qenë pjesëtarë të saj, transmeton albinfo.ch. Po ashtu ata fajësoheshin për trafikim dhe për qëndrim pa leje.
Fajësimi i tyre mbështetet në përgjimin që i është bërë komunikimit të tyre me mjete elektronike. Protokolet e përgjimit të komunikimit të tyre me internet dëshmojnë për thirrjen që ata kanë bërë për luftë, edhe pse jo të gjitha fjalët çelës kanä pasur karakter agresiv, ka konstatuar gjyqi.
Gjykimet e shqiptuara kanë qenë më të buta se sa kërkesa e prokurorisë. Ajo kishte kërkuar për dy të akuzuarit kryesorë nga 7 vjet e gjysmë burg dhe për dyy të tjerët 5 vjet e gjysmë gjegjësisht 2 vjet e gjysmë.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












