CH-Ballkani

Seri e sulmeve ndaj veturave zyrtare në pesë qytete

Kanë vazhduar në seri sulmet ndaj veturave zyrtare në Kosovë

Të mërkurën mbrëma kanë ndodhur 5 sulme  të tilla nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Policia ende nuk ka arritur të identifikoj sulmuesit, kurse konfirmon se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme, raportojnë mediat në Prishtinë.

Veturat zyrtare u sulmuan në Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Pejë e Malishevë.

Cak i sulmeve  ishte një veturë e tipit “Suzuki”, ka njoftuar Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Sipas policisë kosovare sulmet kryesisht janë kryer me molotov, kurse nuk ka pasur persona të lënduar.