Shkurt.ch
Kontestohet numri i dëbimeve të të huajve që kanë kryer delikte
Një numër prokurorësh të Bernës dhe tëSt. Gallenit kanë publikuar shifrat e të dëbuarve nga kantonet e tyre. Ata pretendojnë se në të ardhmen do të ketë më shumë dëbime
Gjatë fushatës për iniciativën e zbatimit të dëbimit kishte qarkulluar një shifër prej 4000 dëbimesh në vit që i bën Zvicra kriminelëve të huaj. Kjo shifër vinte nga Zyra Federale për Statistikë. Ndërsa, në rast se do të votohej pro iniciativës, numri i të dëbuarve në vit do të ishte 10.000 sish.
Por, një numër prokurorësh të Bernës dhe tëSt. Gallenit kanë publikuar shifrat e të dëbuarve nga kantonet e tyre. Ata pretendojnë se në të ardhmen do të ketë më shumë dëbime. Kështu, në kantonin St. Gallen janë të kërcënuar nga riatdhesimi rreth 300 kryes të huaj deliktesh, gjegjësisht të dënuar, thotë për tagesanzeiger prokurori Thomas Hansjakob. Ai konsideron se gjykatat në rastin më të mirë mund t`i kategorizojnë në «rastet e rënda» rreth 20 për qind të këtyre.
Po ashtu edhe një 20 përqindësh tjetër do të bjerë nga kombinimi për dëbim për shkaqe burokratike, si për shembull mospranimi nga vendet e tyre të prejardhjes. Kështu, duhet të prtet fundi i vitit 2018 deri sa do të detyrohet të lëshojë Zvicrën personi i parë kundër dëshirës së tij.
«Në bazë të përllogaritjeve tona, në krahasim me gjendjen aktuale në Kantonin e Bernës do të shtohen edhe rreth 600 raste të dënimeve që kanë si rezultat dëbimin», thotë Rolf Grädel, Prokuror i përgjithshëm në Kantonin e Bernës dhe kryetar i konferencës zvicerane të prokurorëve.
Ndërsa avokati i njohur nga Cyrihu Marc Spescha i cili në praktikën e tij ka të bëjë rregullisht me dëbimet. Ai vlerëson se nga rreth 500 deri 800 dëbimet e delikuentëve të huaj në vit që bëhen sot, kjo shifër maksimalisht mund të dyfishohet dhe atëherë shifra më e lartë do të ishte 1600 sish.
Nga këndvështrimi i tij është «praktikisht e përjashtuar» që qytetarët e BE-së ose secondot me dënime nën një vit burg apo edhe me dënime me kusht, të dëbohen nga vendi. Këtë e pengon në radhë të parë marrëveshja për lëvizjen e lirë me BE-në. Për këtë arsye, qytetarët e BE-së, edhe në të ardhmen mund të dëbohen vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Nga ana tjetër, një zëdhënës i Zyrës së Statistikave thotë se shifra prej 3863 personave e përmendur ka të bëjë me numrin e kryesve të huaj të veprave penale të cilët me ligjin e ri për dëbim i plotësojnë kushtet për dëbim.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










