Shkurt.ch
“Lindt” synon të bëhet shitësi më i madh i çokollatës në botë
Prodhuesi zviceran i çokollatës “Lindt & SPRUNGLI” ka sfiduar seriozisht konkurrentin belg “Godiva”. Kompania i ka vënë vetes qëllimin për t’u bërë shitësi më i madh i çokollatës luksoze në botë deri në vitin 2020, duke rritur shitjet e drejtpërdrejta për konsumatorët, shkruan “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch.
Prodhuesi i karameleve prej çokollatës “Lindt” planifikon të hapë 20 deri në 30 dyqane çdo vit me bazë në Kilchberg, Zvicër. Në një deklaratë kompania tha se ka regjistruar një rritje vjetore të fitimit në përputhje me vlerësimet e analistëve.
Kompania ka rritur dividentet nga 10 % në 800 franga për aksion, duke tejkaluar parashikimin e “Bloomberg”, për 750 franga.
“Lindt”, e cila ka mbi 300 dyqane në gjithë botën, do të duhet të përshpejtojë planin e saj për të mundur kundërshtarin e tij të madh “Godiva”, i cili ka mbi 450 dyqane.
“Lindt” tha se do të përdorë rrjetin e dyqaneve për të komunikuar me klientët, duke ofruar produkte të cilat nuk mund të gjenden diku tjetër.
“Lindt” ka hapur 50 dyqane vitin e kaluar, përfshirë 16 në Brazil. Shitjet me pakicë, ndërkohë, u rritën me mbi 20%, që është më e shpejtë se rritja e shitjeve totale të kompanisë.
“Lindt” u bë prodhuesi i tretë më i madh i çokollatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ajo bleu „Russell Stover“ për 1.5 miliardë franga në vitin 2014.
Shitjet në Amerikën e Veriut janë rritur me 7.9% vitin e kaluar, me një vonesë prej 14% në vitin 2014.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










