Integrimi
Besimi ka siguruar punën në Gjermani, tash 4 muaj pret një termin për vizë!
Emisioni «Frontal 21» i transmetuesit televiziv ZDF tregon në rastin e kosovarit Besim Hasani se sa e vështirë mund të jetë rruga deri në arritjen e një vize pune në Gjermani
Gjatë vitit të kaluar Gjermania ka riatdhesuar rreth 21.000 refugjatë, shumë nga të cilët janë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për arsye se ata nuk kanë pothuajse fare gjasa për të fituar azilin ose për të mbetur në Gjermani, janë gjithnjë më të shumtë shtetasit e Kosovës, Shqipërisë dhe të Serbisë vullnetarisht në vendet e tyre, shkruan zdf.de.
Këtë e bëjnë me shpresën se do të mund të kthehen më vonë në Gjermani, por legalisht dhe me vizë pune. Nje mundësi e tillë qëndron në rregulloren për punësim, të miratuar vitin e kaluar me rastin e ashpërsimit të ligjit mbi azilin, në nivel federal, tansmeton albinfo.ch. Por opozita drejton kritika. Sipas saj kjo ofertë e Qeverisë Federale është bërë «me gjysmë zemre» dhe pengesat për të fituar një vizë pune janë tepër të mëdha.
Emisioni «Frontal 21» i transmetuesit televiziv ZDF tregon në rastin e kosovarit Besim Hasani se sa e vështirë mund të jetë rruga deri në arritjen e një vize pune në Gjermani.
Besimi, si infermier i diplomuar ka «në xhep» një ofertë për punë ne një shërbim për kujdesin e pleqve dhe i plotëson të gjitha kushtet tjera për një vizë pune, përcjell albinfo.ch. Mirëpo përkundër kësaj ai po pret prej katër muajsh për një termin në Ambasadën Gjermane.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










