Integrimi
“Integrimi bëhet kryesisht nëpërmes punës”
Pierre-Antoine Hildbrand, kandidat gjatë rundit të dytë zgjedhor për Partinë Liberale-radikale (PLR) për postin e shtatë në lojë të ekzekutivit të Qytetit të Lozanës, jep vlerësimin e tij mbi integrimin dhe thekson rëndësinë e krijimin të lidhjeve të posaçme me komunitetet e huaja
Albinfo.ch : Gjashtë kandidatë nga e majta janë zgjedhur në Lausanne. Si i vlerësoni mundësitë tuaja si kandidat i PLR-së në rundin e dytë të këtyre zgjedhjeve, me qëllim që të fitoni karrigen e fundit në Komunën e Lausanne?
Pierre-Antoine Hildbrand : Së paku 40% të popullatës së Lausanne nuk është e përfaqësuar në Komunë pas rundit të parë. Shpresoj se rundi i dytë do t’i mundësojë PLR (Partia Liberale- Radikale) që ta kompletojë Komunën me prioritete, si punësimi dhe luftimi i rritjes së tatimeve, çfarëdo qofshin ato.
Albinfo.ch : Të huajt e kanë mundësinë që të votojnë dhe të prezantohen si kandidatë në planin komunal. Si paraqitet situata në Lausanne sa i përket përdorimit të së drejtes për të votuar dhe në aspektin e përfaqësimit?
P.-A.H :
Rezultati i përgjithshëm
Përqindja e pjesëmarrjes 38.76 %
Zviceranë
Numri i votuesve zviceranë 63.716
Numri i votimeve 38.068
Përqindja e pjesëmarrjes 59.75%
Të huajt
Numri i votuesve të huaj 21.907
Numri i votimeve 4.283
Përqindja e pjesëmarrjes 19.55%
Siç shihet më lart, përqindja e pjesëmarrjes së të huajve është fatkeqësisht e ulët. Është për keqardhje. Sidoqoftë, ka ngritje për 2% në krahasim me herën e fundit. Duhet të vazhdojmë që ta inkurajojmë pjesëmarrjen në zgjedhje dhe të favorizojmë një përfshirje çdoherë e më të madhe në qytetin tonë.
PLR është parti për të gjithë. PLR dëshiron që ta valorizojë suksesin dhe vlerën e punës së të huajve dhe të personave me origjinë të huaj si dhe rëndësinë e konsiderueshme për prosperitet.
Albinfo.ch : Cila është perspektiva në lidhje me temat e migrimit dhe integrimit të popujve migrues në Lausanne dhe në Zvicër në përgjithësi?
P.-A.H : Kur funksionon ekonomia, të gjitha janë më të thjeshta dhe lifti social funksionon. Integrimi i të huajve bëhet kryesisht përmes punësimit. Kur bëhet fjalë për integrim përmes shkollimit, hulumtimet e fundit tregojnë rëndësinë e valorizimit të shumëgjuhësisë dhe dhënies së një roli pozitiv për prindërit.
Albinfo.ch :Në radhët e PLR-së kemi një numër të vogël të militantëve dhe të kandidatëve nga migracioni, veçanërisht të atyre që vijnë nga Ballkani. A nuk është ky paradoks, duke pasur parasysh se tek këta njerëz gjendet një shpirt ndërmarrësie?
P.-A.H : Në të mirë apo në të keq, ne e mbajmë një diskurs demokratik që vlen për të gjithë, pa dallim origjine. Mendoj që shumë persona nga Ballkani e shohin vetën në një program që favorizon punësimin dhe trajnimin. I njohin edhe ata pasojat dramatike të diskurseve përjashtuese apo të urrejtjes ose dëmet e mëdha që mund të prodhojë kur vetëm një ideologji është në pushtet.
Në listën tonë ishte Egzon Rexhepi, student në shkenca politike.
Gjithmonë kemi kënaqësi kur i mirëpresim simpatizues të rinj dhe dera jonë është e hapur. Sa për kuriozitet, bashkëshortja ime, me shtetësi tashmë zvicerane, është turke, me origjinë nga Shkodra, nga ana e nënës.
Albinfo.ch : Si mendoni ta ndryshoni këtë situatë? A do të jeni ende më proaktivë për t’i takuar popujt nga imigracioni, në mënyrë që t’i kuptoni më mirë nevojat dhe pritjet e tyre?
P.-A.H : Përgjegjësia, e cila është imja, matet duke bartur vetë rolin e përfaqësimit ekonomik gjatë këtij rundit të dytë. Me shumë dëshirë dua ta ndërtoj një marrëdhënie të veçantë me të gjithë ata që angazhohen në komunitetin e tyre dhe që kontribuojnë përmes punës së tyre dhe rolet e tyre ekonomike për zhvillimin e qytetit.
Mini-biografi et Pierre-Antoine Hildbrand
I martuar, dy fëmijë, jurist, sekretar i përgjithshëm i shoqatave profesionale dhe të fondeve për shtesa familare, këshilltar komunal, ish-president i Radikalëve të rinj nga Vaudi, zyrtar, president i Shoqërisë për zhvillimin dhe interesat e Ouchy (SDIO), anëtar i Komisionit të Shoqatës së Prindërve të Nxënësve (nga Lausanne).
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















