Shkurt.ch
Një politikë për shumëgjuhësi kërkon “përkushtim, trajnim dhe durim”
Me rastin e vizitës në Bernë nga Graham Fraser, Komisar i gjuhëve zyrtare të Kanadasë, delegatja federale për shumëgjuhësi, Nicoletta Mariolini dhe Enti parlamentar kanë nisur dje debatin “Politika e shumëgjuhësisë – një politikë publike si të tjerat”. Për Këshilltarin federal, Ueli Maurer, “Zvicra ka pak lëndë të tilla. Por shumëgjuhësia është, për vendin tonë, një çimento i vërtetë kombëtar”.
Zhvillimi i shumëgjuhësisë në administratën federale është i lidhur ngushtë me veprimet e ndërmarra në gjithë territorin, në të gjithë sektorët dhe në të gjitha nivelet institucionale. Nën drejtimin e François Grin (Universiteti i Gjenevës), Peter Knoepfel (IDHEAP, Universiteti i Lozanës) dhe Michele Gazzola (Universiteti i Humboldt, Berlin) kanë vlerësuar politikën e shumëgjuhësisë si politika publike.
Për Graham Fraser, udhëheqja është një faktor kyç i suksesit për politikën e shumëgjuhësisë. “Së pari, është udhëheqja politike. Pastaj është udhëheqja administrative. Në qoftë se zyrtari i lartë jep shembullin në marrëdhëniet me punonjësit e tij si dhe në mesazhet e tij, duke përdorur të dyja gjuhët, dhe në qoftë se përdorimi i dy gjuhëve vlerësohet dhe që ofrimi i shërbimeve bëhet në mënyrë efektive në të dy gjuhë, mesazhi i dërguar organizatave kuptohet shpejt”.
“Vendi ynë është ndërtuar mbi respektin e pakicave”, shpjegoi presidentja e Këshillit Nacional, Christa Markwalder, duke shtuar se “gjuha është një atdhe. Aftësitë në gjuhën e fqinjëve zgjerojnë territorin tonë të brendshëm, forcojnë identitetin tonë”. Për Ueli Maurer, “arritja e përmbushjes së objektivave ambiciozë në ligje dhe në urdhëresa në dy gjuhë kërkon një angazhim dhe durimin”.
“Është një proces i gjatë. Angazhimi ynë është që vazhdimisht të rinovojmë vetveten”, tha Këshilltari federal. “Për politikën e shumëgjuhësisë në fjalë, si me sektorët e tjerë, duhet të arrijmë të sigurojmë ekuilibrin mes kohezionit tonë kombëtar dhe burimeve në dispozicion”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










