E-Diaspora
Nasuf Nuhiu, me mision humanitar në Shid të Kroacisë
Nasuf Nuhiu, nga Stublla e Ultë e komunës së Vitisë, pati migruar në Gjenevë të Zvicrës, gjatë viteve të nëntëdhjeta.
Ai aktualisht kryen funksionin e sekretarit sindikal në organizatën” UNIA” të Gjenevës.
Nuhiu nga bashkëkombësit e tij njihet edhe si aktivist i dalluar sportiv. Ai kohën e lirë e kalon duke ndarë drejtësi në fushat e futbollit të Ligës së tretë rajonale të kantonit të Gjenevës.
Veçkësaj jep ndihmën e tij edhe në Komunitetin Shqiptar të Gjenevës, ku dy mandate radhas është zgjedhur anëtarë i kryesisë së kësaj Shoqate , jofitimprurëse dhe apolitike.
Kontribut të vlefshëm Nuhiu,ofron edhe në mbarëvajtjen e mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe,duke qenë prej vitesh anëtarë i LAPSH –it të Gjenevës.
Mirëpo një tipar që atë e dallon nga të tjerët është bamirësia. Ai çdoherë mundohet t’u dalë në ndihmë njerëzve me nevoja të veçanta.
Disaherë Nuhiu nëpërmjet organizimeve sportive ka ndihmuar familjet skamnore të Anamoravës.
Ndihma e tij nuk ngelet vetëm në suaza lagjeje e regjioni ajo depërton tek të gjithë njerëzit me probleme ekonomike e shëndetësore.
Nuhiu, duke qenë dikur edhe vetë pjesë e eksodit të dhimbshëm shqiptar në kampet e Bllacës së Maqedonisë, vendos që gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri t’u ofrojë dorën e ndihmës fëmijëve të ikur nga Siria, të cilët janë viktima të pafajshme të kësaj lufte të përgjakshme dhe të pakuptimtë.
Ai nëpërmjet organizatës ndërkombëtare “ Remar Sos”, që aktivitet të vetëm ka humanitetin tash sa ditë po ndihmon fëmijët e vendosur sirianë në kampet e qytetit Shid të Kroacisë, të cilët më pas do të sistemohen në vendet e Evropës Perëndimore.
Nuhiu po bënë përpjekje maksimale që këtyre fëmijëve të traumatizuar e në ankth t’u vijë në ndihmë në çdo formë të mundshme.
Rrëfimet e këtyre fëmijëve janë të lojllojshme dhe rrëqethëse. Ata nëpërmjet dhimbjes dhe vuajtjeve të rënda shpirtërore rrëfejnë vrasjet e prindërve, vëllezërve, motrave dhe të të afërmve të tyre.
Në këtë fazë jashtëzakonisht prekëse shqetësimet e thella emocionale të këtyre fëmijëve me tundim të rëndë të personalitetit presin dorën e ndihmës nga të gjithë ne thotë Nuhiu, i cili deri në mesin e muajit të ardhshëm do të jetë pranë këtyre fëmijëve viktimë e sulmeve të palëve ndërluftuese të cilat Sirinë,dikur çerdhe të kulturës dhe të antikitetit e hodhën në greminë.
Arif Ejupi
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















