Shkurt.ch
Parlamenti voton për orar të zgjatur të punës së shitoreve
Me 122 vota pro dhe 64 kundër, parlamentarët kanë vendosur që shitoret me pakicë kanë të drejtë që gjatë ditëve të punës të qëndrojnë të hapura nga ora 6 deri në orën 20
Në seancën e parë të sesionit pranveror të këtij viti, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur për lejimin e zgjatjes së orarit të shitoreve në gjithë Zvicrën. Me 122 vota pro dhe 64 kundër, parlamentarët kanë vendosur që shitoret me pakicë kanë të drejtë që gjatë ditëve të punës të qëndrojnë të hapura nga ora 6 deri në orën 20, ndërsa të shtunave nga ora 6 deri në orën 18, shkruan srf.ch.
Fillimisht ishte menduar që gjatë të shtunave të lejohej puna e shitoreve deri në orën 19 por me kundërshtimin e Partisë Socialdemokrate (SP/PS) dhe Partisë së Gjelbër u arrit kompromisi për orën 18, transmeton albinfo.ch.
Dhoma tjetër, ajo e Kantoneve (Senati) në sesionin e kaluar vjeshtor me vendimin e presidentit të saj kishte vendosur që të mos e merrte fare në shqyrtim ligjin përkatës.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












