Integrimi
Etrit Hasler rizgjidhet deputet, pritet të ketë dhe shqiptarë të tjerë
Etrit Hasler përfundimisht ka fituar 8952 vota. Ndërsa Isuf Sherifit me 6223 vota i kanë munguar 413 për t`u zgjedhur.

17.30: Etrit Hasler përfundimisht ka fituar 8952 vota. Ndërsa Isuf Sherifit me 6223 vota i kanë munguar 413 për t`u zgjedhur deputet në Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit.
Në garat për Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit, ku po marrin pjesë rreth dhjetë politikanë shqiptarozviceranë, deri tash një vend e ka fituar vetëm Etrit Hassler, i Partisë Socialdemokrate (SP), merr vesh albinfo.ch e cila është duke raportuar nga vendi i ngjarjes..
Hasler, i cili është i biri i një mjeku shqiptar dhe një gazetareje zvicerane, ka qenë edhe në mandatin e kaluar deputet kantonal. Etriti ka garuar nga zona e qytetit të St. Gallenit, e cila i jep 7 deputetë, ndërsa me 1739 votat është i katërti në listë. Kjo ishte gjendja në orën 14.30.
Hasler është shumë i njohur në këtë kanton dhe në Zvicrën gjermane në përgjithësi si gazetar dhe “slam-poet”.
Afër për të fituar një vend në Parlamentin e Kantonit është edhe Isuf Sherifi, i cili ka hyrë në mesin e 10 të parëve, (në zonën e njëjtë me Etritin) nga të cilët 7 kandidatë të SP-së zgjedhen deputetë.
Ndërsa në zonën e qytetit Wil është edhe politikani i njohur i ri, Arbër Bullakaj, i cili ka hyrë në mesin e katër të parëve në këtë zonë që jep tre deputetë, njofton albinfo.ch. Është çështje minutash kur do të dihet përfundimisht nëse edhe ai do të fitojë ose jo.
Po ashtu një rezultat shumë të mirë e ka siguruar edhe kandidati i SVP-së, Ambroz Rrustemi. Ai ka fituar 2596 vota por në zonën ku garon ai, rivalët e partisë së tij kanë më shumë vota kështu që ende nuk dihet nëse është afër për t`u zgjedhur ose jo.
Ndërkohë, simpatizantët e SP-së janë mbledhur në restorantin “Stickerei” të St. Gallenit dhe po presin rezultatet që komunikohen përmes një beamer-i. Aty është edhe grupi i shqiptarëve.
Duhet thënë se edhe Alban Imeri nga BDP (për të cilin albinfo.ch kishte shkruar më parë) me 991 e ka humbur garën për komisionin e natyralizimit. Para tij ka dalë kandidati i SVP-së, Eugster Peter me 1148 vota.
E-Diaspora
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë Shënimi përvjetorit të 35-të të Pajtimit të Gjaqeve u bë mbrëmjen e organizuar nga Lidhja Shqiptare...
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
Jeta në Austri
-
Çfarë është një licencë e rregulluar biznesi në Austri dhe kujt i duhet? Fillimi i një biznesi në Austri është jashtëzakonisht i ndërlikuar, por sasia e burokracisë do të...
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha