Integrimi
Dhjetëra kandidatë shqiptarë në zgjedhjet për asambletë komunale në Vaud
Zgjedhjet mbahen në 375 komuna të kantonit Vaud, albinfo.ch ka siguruar emra shqiptarësh në listat zgjedhore gati në secilën komunë të këtij kantoni
Më 28 shkurt, krahas votimit për iniciativat në nivel kombëtar, kantonal dhe komunal, në disa kantone do te ketë edhe zgjedhje për asambletë komunale ose kantonale. Në shumë nga këto, ka dhe një numër të konsiderueshëm politikanësh me rrënjë shqiptare.
Në zgjedhjet për asambletë komunale garojnë nëpër parti të ndryshme politike zvicerane me dhjetëra kandidatë shqiptarë.
Zgjedhjet mbahen në 375 komuna të kantonit Vaud, albinfo.ch ka siguruar emra shqiptarësh në listat zgjedhore gati në secilën komunë të këtij kantoni.
Numri i këshilltarëve me kombësi shqiptare në komunat e kantonit Vaud mund të thuhet se është së paku dyfish më i madh se sa ishte në zgjedhjet e kaluara, kur ishin zgjedhur 11 nga më shumë se 40 që kishin kandiduar.
Megjithatë, edhe në këto zgjedhje mbetet shumë për t’u bërë që të ngrihet më lart vetëdijesimi i shqiptarëve për të votuar, kur dihet se të drejtë vote kanë dhe të huajt me leje qëndrimi të përhershëm (C).
Në vazhdim, albinfo.ch prezanton emrat e një numri të kandidatëve shqiptarë për zgjedhjet e 28 shkurtit
Kandidatët shqiptarë për komunën e Lozanës
– Në Listën e Partisë Socialiste të Lozanës, Musa Kamenica
– Në listën e përbashkët Qendra, Parti demokristiane dhe të Gjelbërve liberal gjinden Burim Muqaj dhe Rrustem Jusufi.
– Në Partinë Liberal-Radikale është Egzon Rexhepi.
Kandidatët shqiptarë në komunën e Ecublens
– Në Listën e Partisë Socialiste: Naser Iseni, Murad Ademi dhe Arianda Zeka.
Kandidatët shqiptarë në komunën e Renens
– Në Listën e Partisë Socialiste të Renens janë Naim Smakiqi dhe Selim Ibrahimi
Kandidatët në komunën e Morges
– Në Listën e Partisë Socialiste është Izjadin Ratkoceri.
Kandidatët në komunën e Yverdon-les-Bains
– Në listën e Partisë socialiste janë: Zamir Dushaj, Nuri Hajdari, Ervin Sheu.
Kandidatët në komunën e Nyon
– Në listën e Partisë Socialiste janë Liridona Avdiu Halimi, Sadik Krasniqi,
– Në listën e PBD Vaud qendër dhe e Djathta moderne janë: Alban Hasani, Muhamet, Besir, Ajshe dhe Kenan Ibraimi, Arben Jashari, Shqiprim Mehmeti, Alisetar, Omar, Hatidze Ramadani, Ylan Rashiti, Naser Selimi.
Kandidatët në komunën e Vevey
– Në listën e Partisë Socialiste është Musa Pali
Kandidatët në komunën e Montreux
– Në Listën e Partisë Liberale- Radikal është Kastriot Ramiqi
Kandidatë në komunën Bex
– Në listën e Partisë Socialiste është Sylejman Pangjaj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja















