Shkurt.ch
1 për qind e eksporteve të armëve globale vijnë nga Zvicra
Zvicra ka eksportuar më pak materiale luftarake. Prodhuesit e armëve kanë furnizuar gjatë vitit të kaluar armë, municione dhe materiale të tjera me vlerë gati 450 milionë CHF në 71 vende. Kjo paraqet një rënie prej 21 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Zvicra është eksportuesi më i madh, i katërmbëdhjeti, i armëve në botë, sipas një raporti nga Instituti i Kërkimeve për Paqe SIPRI në Stockholm. Sipas tyre, rreth një për qind e eksporteve të armëve globale vijnë nga Zvicra, transmeton albinfo.ch.
Eksportet vitin e kaluar ishin 446.6 milionë franga, një rënie me një të pestën. Në të njëjtën kohë, njoftuan se vëllimi i licencave të reja u rrit për 35 për qind, në 769 milionë, tha Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO).
Pesë vendet më të rëndësishme që pranuar armët zvicerane në vitin 2015 ishin Gjermania me dërgesat me vlerë 130.3 milionë franga, India (45,5), Indonesia (44.2), SHBA (26.3) dhe Italia (24.4).
I gjashti më poshtë është Pakistani (20.8). Vendet arabe janë në vendin e dymbëdhjetë (8.1), Arabia Saudite në gjashtëmbëdhjetë. Kompanitë në Arabinë Saudite zviceranët i kanë pajisusr me materiale ushtarake në vlerë prej 5,8 milionësh.
Në mesin e transaksioneve të mëdha në vitin e kaluar përfshinin eksportin e automjeteve të blinduara me rrota në Gjermani, dërgesat e kontrollit të zjarrit për sistemet e mbrojtjes ajrore në Indi dhe sistemet e mbrojtjes ajrore dhe pjesë të tjera në Indonezi.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












