Shkurt.ch
Referendumi zviceran frikëson biznesin ndërkombëtar në vend
Kompanitë e huaja në Zvicër po përgatiten për vendimet e referendumit me dy propozime.
Ata kanë frikë se njëri prej tyre do të vështirësojë angazhimin e zyrtarëve civilë ndërkombëtarë dhe tjetri mund të ndikojë negativisht në tregtimin e lëndëve të para, raporton “Financial Times”, përcjell albinfo.ch.
Zviceranët do të votojnë më 28 shkurt nëse duhet të zbatohen rregulla të rrepta për dëbimin e kriminelëve të huaj.
Një propozim i këtillë ka hasur në kundërshtim serioz të apozitarëve, nga qeveria dhe nga komuniteti i biznesit, të cilët thonë se mund të rrezikojë marrëdhëniet me BE-në, do të bëjë të vështirë angazhimin e personelit të kualifikuar ndërkombëtar dhe se ajo ka neglizhuar standardet ligjore. Propozimi është mbështetur nga partia më e fuqishme politike në vend.
Propozimi i dytë ka për të reformuar tregtinë e lëndëve të para, që ndalon “spekulimet” në produkte ushqimore dhe bujqësore.
Ndërsa iniciativa mund të dështojë nga frika më e gjerë se votimi në referendum është pjesë e një prirje antibiznes në një vend pjellor që krenohet vetë me taksat e ulëta, standardin e lartë të jetesës dhe infrastrukturën efikase.
Sondazhet tregojnë se nisma për të dëbuar kriminelët e huaj ka një shans shumë më të madh për sukses. Ajo është mbështetur nga Partia ultra konservative zvicerane popullore, grupi më i madh politik në vend, e cila në vitin 2014 triumfoi ngushtë mbi kufizimet e emigracionit nga vendet e BE-së.
Megjithatë, kritikët kanë frikë se mund të çojë në një konflikt të ri mes vendit dhe BE-së dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në gjithë kontinentin.
Votimi tjetër për ndalimin e “spekulimeve” për produktet ushqimore është mbështetur nga politikanët majtistë dhe grupe të tjera të lobimit që argumentojnë do të reflektojë negativisht te fermerët dhe të çojë në paqëndrueshmërinë e çmimeve.
Zvicra kthehet në një qendër globale e tregtimit fizik të lëndëve të para, vendi ka 500 kompani me mbi 10.000 të punësuar.
Tregtarët e lëndëve të para thonë se ndalimi i propozuar do të çojë në burokraci të konsiderueshme shtesë dhe do të largojë nga tregjet instrumentet financiare të përdorura për “hedging” në çmimet e ushqimit – shitjen e produkteve bujqësore me një çmim dhe afat të caktuar.
“Tregtia ka nevojë për likuiditet për t’u mbrojtur nga spekulatorët”, tha Ramon Esteve nga ECOM Agroindustrial , e cila zhvillon aktivitetin që nga vitet ’60 në Zvicër.
“Mbrojtja” është e rëndësishme për prodhimet bujqësore sesa për materiale të tjera të papërpunuara, shton ai.
E megjithatë, socialistët dhe të rinjtë zviceranë besojnë se vota pozitive e 28 shkurtit “mund të jetë e dobishme në luftën kundër urisë në botë”, ka thënë Fabian Molina, president i „Swiss Young Socialists“.
“Zvicra mund të bëhet një oazë për këtë lloj të biznesit dhe ne nuk duam atë”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












