Shkurt.ch
Trafiku me refugjatë, biznesi që po rritet më së shpejti
Këto grupe të përbëra nga kriminelë prej Bullgarisë, Egjiptit, Hungarisë, Iraku dhe Kosovës janë përgjegjëse për një numër të madh deliktesh, mes të cilave falsifkimi i pasaportave dhe korruptimi i autoriteteve
Trafikimi i qenieve njerëzore është “biznesi” që po shënon rritjen më të shpejtë në “tregun e krimit” në Evropë. Gjatë vitit të kaluar trafikuesit në Evropë nga kjo tregti kanë fituar rreth gjashtë miliardë euro, njofton Europolishkruan nzz.ch. Pjesa më e madhe e kësaj shume ka ardhur nga trafikimi i refugjatëve drejt Evropës.
Në rast se kriza e refugjatëve do të vazhdojë me këtë ritëm, fitimet e trafikantëve mund të dy ose trefishohen, thonë ekspertët.
Europoli dhe policitë nacionale të shteteve të Evropës kanë identifikuar rreth 12 mijë persona që kanë qenë aktivë në bandat e trafikantëve gjatë vitit 2015, transmeton albinfo.ch.
Këto grupe të përbëra nga kriminelë prej Bullgarisë, Egjiptit, Hungarisë, Iraku dhe Kosovës janë përgjegjëse për një numër të madh deliktesh, mes të cilave falsifkimi i pasaportave dhe korruptimi i autoriteteve.
Sipas raportit të Europolit, janë disa pika, para së gjithash në rrugën ballkanike të refugjatëve, ku janë më të përqendruara këto banda. Ato janë në: Stamboll, Izmir, Athinë dhe Budapest, përcjell albinfo.ch. Ndërsa qendra tjera të mëdha të trafikimit në Evropë janë edhe Berlini, Calais, Zeebrugge dhe Frankfurti.
Por, vazhdon raporti, nuk ka të dhëna që të dyshuarit për terrorizëm të kenë përdorur rrjetin e trafikimit për të depërtuar në Evropë. “Më pak se 0.01% e të dyshuarve për terrorizëm kanë lidhje me migrantët”, ka thënë para medieve drejtori i europolit Rob Wainwright.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










