Shkurt.ch
Pajtimi në Ballkan ose “Make Peace, not War”
“Make Peace, not War” është një aktivitet përcjellës në kuadrin e ekspozitës “100 Jahre für Gewaltfreiheit”, me rastin e jubileut 100 vjeçar të Federatës Ndërkombëtare të Pajtimit IFOR Zvicër.
Ekipe vullnetarësh kundër pastrimeve etnike në Kroaci, dialog në mes serbëve dhe shqiptarëve pak para shpërthimit të luftës, mbështetja e refugjatëve për kthimin e tyre në Kosovë, janë disa nga aktivitetet e organizatës në fjalë.
Me rastin e 100 vjetorit të ekzistimit të saj, Federata e Pajtimit/IFOR Schweiz bën një bilanc të angazhimit aktiv kundër dhunës, para, gjatë dhe pas luftëaeve ballkanike të viteve `90 .
Kofliktet në Ish Jugosllav kanë lënë plagë të thella, që edhe sot janë të ndjeshme. Por megjithatë ky regjion ka më shumë për të ofruar se sa vetëm trashëgiminë e vet të luftës dhe kryetitujt negativë. Rrëfimet pozitive mbi respektin e ndërsjellë, miqësinë dhe paqen që kalon kufijtë e përkatësisë etnike, janë ato që i tregon SCI Schweiz. Së bashku me partnerë lokalë, SCI Schweiz organizon projekte vullnetare në Kosovë dhe në Serbi – afër 100 vjet pasi që Pierre Ceresole ishte bërë sekretar drejtues i IFOR dhe pak pastaj SCI kishte organizuar kampin e punës për pajtimin në mes të gjermanëve dhe francezëve.
Aktiviteti mbahet të premten, më 26 shkurt duke filluar në orën 19.00
Adresa: Schweizerischer Friedensrat
Gartenhofstrasse 7
8004, Zürich
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











