Shkurt.ch
Landolt i BDP-së vë paralele në mes të SVP-së dhe nazizmit
Dy javë para votimit të iniciativës së SVP-së për dëbimin e të huajve kriminelë, kryetari i partisë BDP Martin Landodlt ka publikuar në Twitter një kryq të Zvicrës të manipuluar si kryq nazist (të thyer).
Landolt në Twitterin e tij shkruan se në rast votimi të iniciativës së SVP-së Zvicra do të shndërrohet në një shoqëri të përbërë prej dy klasash, transmeon albinfo.ch. Madje ai vendos paralele në mes të kësaj dhe apartheidit e nacionalsocializmit gjerman.
«Natyrisht, SVP nuk është parti naziste. Por radikalizimi dhe stili i saj i kominikimit tregojnë ngjashmëri tmeruese me Gjermaninë e viteve tridhjeta dhe me Afrikën e Jugut gjatë Apartheidit», ka thënë Landolt për gazetën Blick.
Por, Landolt këtë syzhe e ka gjetur në facebook dhe pastaj e ka shpërndarë, pasi që ideja bazike në të përshtatet me qëndrimin e tij, ka thënë ai për NZZ.
Ndërkaq autor i kësaj figure të shpërfytyruar të kryqit zviceran është Parver Sheik Fareed, artist zvceranobritanik, përcjell albinfoch. Ai nuk dëshiron të krahasojë Zvicrën me Rajhun e Tretë por vetëm tërheq vërejtjen që të mos çmontohet shteti i të drejtës», ka thënë Fareed në një intervistë për magazinën «persönlich.com».
Landolt dhe partia e tij deri para pak vitesh kanë qenë pjesë e SVP-së, nga e cila janë ndarë per shkak të mospajtimeve ideologjike dhe të tjera.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”









