Integrimi
Sulmohen me gaz lotsjellës dhe grushta dy refugjatë shqiptarë
Njëri nga sulmuesit e kishte goditur atë me grusht, pa asnjë paralajmërim. Po ashtu të dyve u eshtë hedhur gaz lotsjellës në fytyrë
Dy shqiptarë dhe dy sirianë janë sulmuar pa asnjë shkas me shishe gazi dhe dhe me grushta nga tre persona të panjohur. Dy sirianët i kanë treguar kujdestarit në kampin e azilit se në stacionin hekurudhor në Rathenow janë ndjekur nga tre meshkuj që kishin dalë nga një lokal, shkruan mazonline.de. Pasi që dy sirianët kanë ikur, njëri nga sulmuesit i ka gjuajtur me një objekt të ngjashëm me shishe por nuk ka mundur t`i qëllojë.
Mirëpo policia që ka kontrolluar vendine ngjarjes nuk ka gjetur gjurmë të ndonjë objekti.
Ndërsa sulmin tjetër e kanë paraqitur dy azilkërkues shqiptarë, transmeton albinfo.ch. Njëri, 31 vjeçar, ka njoftuar policinë se ai dhe shoqëruesi i tij 29 vjeçar janë sulmuar nga tre persona derisa ishin duke ecur. Njëri nga sulmuesit e kishte goditur atë me grusht, pa asnjë paralajmërim. Po ashtu të dyve u eshtë hedhur gaz lotsjellës në fytyrë, por ata nuk kanë dashur të kontrollohen nga mjeku.
Në ikje e sipër, dy të sulmuarit kanë lënë një biçikletë që e kishin me vete. Kur janë kther pas një kohe për ta marrë, biçikleta ishte zhdukur
Në të dy rastet është ushtruar kallëzim penal dhe hetimet jane duke vazhduar.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










