Shkurt.ch
Në janar, 25% më pak azilkërkues se në dhjetor 2015
Më së shumti kërkesa pati nga Afganistani, 1224. Në vendin e dytë janë sirianët me 488 kërkesa pastaj irakianët me 367 kërkesa etj.
Gjatë janarit 2016 në Zvicër janë bërë 3618 kërkesa për azil, që është për një të katërtën më pak se gjatë dhjetorit 2015. Ajo që bie në sy më shumë, është rënia e numrit të azilkërkuesve nga Afganistani dhe Siria në krahasim me muajt paraprakë.
Por megjithëkëtë, listës së azilkërkuesve i prijnë shtetasit nga Afganistani, me 1224 kërkesa ose 759 më pak. Në vendin e dytë janë sirianët me 488 kërkesa azili ose 308 më pak se në dhjetor, pastaj irakianët me 367 kërkesa (107 më pak) dhe eritreanët më 233 ose 63 më shumë se në dhjetor.
Me gjithë faktin se gjatë muajve të dimrit në Zvicër kanë ardhur më pak azilkërkues, kriza në vatrat e luftës që po vazhdon, e bën situatën me refugjatët në Zvicër dhe në gjithë Evropën mjaft të tendosur edhe gjatë këtij viti, thuhet në një komunikatë të SEM.
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka bërë gjatë janarit trajtimin e 2429 kërkesave të azilit në shkallën e parë. Në këtë kontekst janë marrë 848 vendime negative në bazë të Marrëveshjes së DUblinit, 466 persona kanë fituar azilin dhe 537 të tjerë kanë marrë pranim të përkohshëm, transmeton albinfo.ch. Numri i rasteve të shkallës së parë të mbetura pezull është rritur për 1378 raste në krahasim me muajin paraprak.
Gjatë janarit 2016 Zvicren e kanë lëshuar ose ajo i ka dëbuar 715 perosona. Zvicra, për 2127 persona me shtetësi të huaj ka kërkuar nga shtetet tjera të Dublinit pranimin e tyre. 268 persona nga ky kontigjent janë pranuar nga shtetet përkatëse. Por në të njëjtën kohë nga Zvicra shtetet tjera të Dublinit kanë kërkuar pranimin e 201 personave ndërkohë që vetem 39 prej tyre i janë dorëzuar Zvicrës.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













