Shkurt.ch
Ankesë kundër komunës që ndalon nxënësit të flasin në gjuhët amtare
Gjermanishtja si gjuhë e detyruar në komunikimin në mes të nxënësve (në pauzat në mes të orëve) është shkelje e lirisë së gjuhës, ka shkruar Roth në ankesën e saj
Në adresën e ekzekutivit të Kantonit të Solothurnit është bërë një ankesë kundër vendimit të komunës së Egerkingenit që nxënësit në oborrin e shkollës të flasin vetëm në gjuhën gjermane. Vendimi që kjo komunë kishte marrë para dy javësh, kishte shkaktuar jo pak reagime në komunë, kanton dhe në gjithë Zvicrën.
Ankesën e ka bërë kryetarja e SP/PS në nivel të kantonit, Franziska Roth, thuhet në lajmin e agjencisë sda.
Gjermanishtja si gjuhë e detyruar në komunikimin në mes të nxënësve (në pauzat në mes të orëve) është shkelje e lirisë së gjuhës, ka shkruar Roth në ankesën e saj, transmeton albinfo.ch lajmin e publikuar nga mediet zvicerane. Komuna duke marrë një vendim të tillë, i ka tejkaluar kompetencat e veta.
Ndalesa që i bëhet dikujt për të zgjedhur lirisht gjuhën që dëshiron ta përdorë, është shkelje e lirisë gjuhësore, që është e garantuar me kushtetutë, thuhet veç tjerash në ankesën e drejtuar kundër Këshillit të Komunës së Egerkingenit.
“Mbetet e pakontestueshme se gjuhë e mësimit në shkollë është gjermanishtja, përcjell albinfo.ch. Por, detyrimi që edhe në oborrin e shkollës nxënësit të flasin vetëm gjermanisht, është “kufizim i rëndë i lirisë së gjuhës”, shkruan Roth më tutje.
Ajo po ashtu thekson se komuna, sipas Ligjit Kantonal të Arsimit nuk ka kompetencë për të vendosur sanksione të tilla me karakter veprues juridik. Madje detyrimi i prindërve për të paguar dënim për fëmijët e tyre që shkelin vendimin e komunës, shkel parimin që garantohet me kushtetutën e kantonit se ndjekja e mësimit është e drejtë e garantuar dhe për të nuk duhet të paguhet.
Siç ka shkruar dhe albinfo.ch, kryetarja e komunës së Egerkingenit ka propozuar dhe këshilli komunal pastaj ka vendosur për të futur një masë ndëshkuese për ata që shkelin vendimin. Deri në 550 franga do të paguajë ai nxënës (prindi i tij) që kapet duke folur në gjuhë tjetër pos në gjermanishte!
Vendimi për këtë është marrë në kuadrin e masave për mbajtjen e rendit ne shkolla. «Gjatë gjithë kohës që kalojnë në shkollë dhe në gjithë arealin e shkollës, gjuhë komunikimi për nxënësit është gjermanishtja», thuhet në vendimin që ka ngritur pluhur në këtë komunë e më gjerë.
“Nuk bën të lejohet që fëmijët zviceranë të kufizohen, diskriminohen», thotë kryetarja e komunës, Johanna Bartholdi (FDP) për gazetën «Oltner Tagblatt». Ajo e arsyeton këtë vendim me faktin se ka klasë ku nxënësit me gjuhë amtare të huaj përbëjnë deri në 70% të numrit të përgjithshëm.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













