Integrimi
Njëherë i dëbuar, Artjoni kthehet në Gjermani me vizë pune!
Ditën kur ai ka aterruar me aeroplan, menaxheri gjeneral, Müller e ka pritur atë personalisht në aeroport. «Atij i pikuan lot gëzimi dhe lehtësimi, sapo më pa mua», thotë ai
Tre muaj më parë Artjoni ishte detyruar të lëshonte Gjermaninë, pasi që si refugjat ekonomik i ishte refuzuar kërkesa për azil. Mirëpo në kohën sa kishte qëndruar në Gjermani, ai kishte ndjekur një kualifkim për punë në rrjetin e njohur të hoteleve Radisson Blue, në Karlsruhe-Ettingen, shkruan ahgz.de.
Pasi që zakonisht mungojnë kandidatët për kualifikim në këtë degë ndërsa Artjon Coci kishte treguar rezultate të mira gjatë kualifikimit, menaxheri gjeneral Hagen Müller kishte bërë të gjitha përpjekjet për ta kthyer të riun në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Dhe kësaj ia ka dalë me sukses.
Artjoni ështe kthyer këto ditë nga Shqipëria, por tash me vizë të rregullt pune.
Ditën kur ai ka aterruar me aeroplan, Müller ka shkuar ta presë atë personalisht në aeroportin e Frankfurtit. «Atij i pikuan lot gëzimi dhe lehtësimi, sapo më pa mua», thotë Müller.
Dhe, i sapokthyeri ka filluar që ditën e nesërme vazhdimin e kualifkimit të ndërprerë në hotel.
«Përvoja ime më mëson se nuk të çon askund zemërimi me proceduren e vështirë që duhet ndjekur për integrimin e azilkërkuesve», shton Müller, përcjell albinfo.ch. Ajo që të çon drejt cakut të dëshiruar është të shfrytëzosh mundësitë ekzistuese dhe të kalosh nëpër rrugët e parapara me ligj», thotë ai.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












