Shkurt.ch

Radikalët “konvertojnë” dhunshëm në islam të rinjtë zviceranë

Banda me emrin “Jamahat” ka qenë e paskrupullt për të mbrojtur monopolin e tregtisë me marihuanë në Le Locle dhe Neuchâtel

Një bandë e përbërë nga myslimanë radikalë në Neuchâtel ka detyruar njërreth të rinjsh zviceranë për të shitur drogë për ta duke i shantazhuar, frikësuar, kidnapuar dhe rrahur. Ata, madje i kanë detyruar disa nga viktimat e tyre edhe të konvertohen në myslimanë, njofton “20 Minutes”.

 

Prokurori i këtij regjioni Nicolas Feuz thotë për mediet zvicerane se banda me emrin “Jamahat” ka qenë e paskrupullt në zgjedhjen e mjeteve për të mbrojtur monopolin e tregtisë me marihuanë në Le Locle dhe Neuchatel. Pjesëtarët e bandës janë të rinj me prejardhje nga Çeçenia, Ballkani dhe Afganistani, të cilët e konsiderojnë veten ithtarë të një islami radikal.

 

Për vite të tëra askush nuk merrte guximin për të denoncuar bandën. Ndërsa në mars të këtij viti, terrorizimi i tyre mori fund me alarmimin që i bëri policisë një i ri i kërcënuar. Me atë rast policia i ka kapur pjesëtarët e Jamahat-it në flagrancë dhe i ka arrestuar. Prej atëherë ndaj tyre janë drejtuar mbi 20 padi.

 

Policia është në kërkim të një shpelle ku banda ka kultivuar një plantazh me marihuanë.