Integrimi
Alban Imeri, kandidat për postin që ndan pasaporta zvicerane
Përveç partisë të cilës i takon, BDP-së, përkrahjen Alban Imerit ia kanë besuar edhe EVP (Partia Evangjeliste) dhe Grüne Forum (Forumi i Gjelbër),
Më 28 shkurt, krahas votimit të disa iniciativave popullore në nivel nacional, kantonesh dhe komunash, do të ketë edhe zgjedhje parlamentare në disa kantone etj. Por, në komunën Romanshorn të Kantonit Thurgau kjo ditë është rezervuar edhe për zgjedhjen e një anëtari të komisionit për natyralizim (për ndarjen e shtetësisë zvicerane).
Me këtë rast duhet të plotësohet vendi i lënë vakant pas dorëheqjes së anëtarit të mëparshëm Christian Grundlehner, shkruan tagblatt.ch. Për këtë vend konkurrojnë Alban Imeri nga PDP dhe Peter Eugster nga SVP.
Përveç partisë të cilës i takon, përkrahjen Alban Imerit ia kanë besuar edhe EVP (Partia Evangjeliste) dhe Grüne Forum (Forumi i Gjelbër), shkruan tagblatt. Ky i fundit, në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka shprehur mbështetje të njëzëshme për kandidaturën e Alban Imerit, transmeton albinfo.ch. “Ky komision duhet të ketë patjetër larushinë dhe maturinë e nevojshme”, është konstatimi i këtij forumi.
Alban Imeri me prejardhje nga Maqedonia, është i lindur në Zvicër ndërsa pasaportën e këtij vendi e ka fituar para dhjetë vitesh. Ai është student i universitetit prestigjioz ETH të Cyrihut. Albani është i bindur për domosdoshmërinë që personat të cilët kanë vullnet të natyralizohen, duhet të marrin nga mentaliteti i këtushëm por pa i mohuar rrënjët e tyre, konstatojnë partitë dhe grupacionet që e mbështesin kandidaturën e tij.
Edhe për EVP-në Imeri është zgjedhja e duhur, përcjell albinfo.ch. “Alban Imeri është një “secondo tipik” dhe qëllimi i tij jetësor është bashkëjetesa konstruktive në mes të zviceranëve dhe të huajve”.
Imeri është aktiv në politikë si kryetar i BDP-së në qarkun ku jeton dhe ai vlerëson lart kulturën zvicerane pa e mohuar kulturën e vendit të prejardhjes.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAlban Imeri
- Prejardhja:Prejardhje nga Maqedonia
- Vendi ku vepron:I lindur në Zvicër
- Profesioni:Student i universitetit prestigjioz ETH të Cyrihut
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














