Integrimi
Ulqini bëhet me Zyrë për Diasporën
Komuna e Ulqinit synon për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për mërgimtarët.
Në këtë vazhdë, Komuna e Ulqinit ka njoftuar për hapjen e një zyre për bashkëpunit me Diasporën, e cila ekskluzivisht do të merret me mërgimtarët, raporton albinfo.ch.
Në një njoftim të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, thuhet se qëllimi i krijimit saj është të ndihmojë në fuqizimin e marrëdhënieve me diasporën si dhe të promovojë pjesëmarrjen e diasporës në të gjitha zhvillimet lokale.
« Ruajtja dhe kultivimi i indetitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të pjestarëve të diasporës dhe lidhëshmërinë e tyre me Komunën e Ulqinit », thuhet se është njëra nga qëllimet e kësaj zyre e cila do të nihmojë në hartimin, zbatimin dhe kordinimin e studimeve, hulumtimeve të programeve në fushën e migracionit.
« Informacione, kordinim dhe përkrahja e investimeve të diasporës në Ulqin“, është thënë se do të jetë qëllimi tjetër i Zyrës për Diasporën në Ulqin.
Pastaj në njoftim të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, thuhet se në bashkëpunim me institucionet tjera do të bëhet edhe regjistrimi i mërgimtarëve ulqinakë.
Zyra në fjalë do të merret edhe me veprimtari tjera, të cilat do të shërbejnë për lidhjen e Ulqinit me diasporës.
Më shumë informacione në dokumentin e mëposhtëm :
ALBINFO
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













