Shkurt.ch
93 plaçkitje për 5 muaj, gjykohen shqiptarët
9 shtetasve të Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë u janë shqiptuar dënime nga 15 muaj deri në 2 vjet e gjysmë burg
Një gjykatë në Linc të Austrisë është ka zhvilluar dje dhe sot një proces kundër nëntë personave nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Ata akuzoheshin se brenda një periudhe 5 mujore kanë kryer 93 grabitje, kryesisht në regjionin qendror të landit Oberösterreich.
Atyre u janë shqiptuar dënime nga 15 muaj deri në 2 vjet e gjysmë burg. Në disa raste këto dënime janë me kusht.
Shuma e parave të grabitura gjatë kësaj kohe mbërrin në disa qindra mijë euro, por nga ajo shumë nuk ka mbetur asnjë gjurmë. Sipas të akuzuarve, paratë i kanë shpenzuar për jetesë ose i kanë lënë në bixhoz. Vetëm njëri nga të pandehurit thotë se paratë, me urdhrin e shefit të grupit (që ndodhet në arrati) i kanë dërguar në Kosovë. Dhe ky pohim i tij është i besueshëm për prokurorinë, pasi që veprime të tilla janë të zakonshme në rastet sikur ky.
Prokuroria ngarkon të akuzuarit nga 21 deri 32 vjeçarë se nga janari i këtij viti, në përbërje të ndryshme, kanë kryer 93 plaçkitje. Vetëm i akuzuari kryesor,sipas padisë, ka marrë pjesë në 51 raste të tilla dhe ai ngarkohet me një shumë prej 250 mijë eurosh të vjedhura.
Sipas mbrojtësve, të akuzuarit për pjesën më të madhe të veprave kanë pranuar fajësinë.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












