Integrimi
Berna ua lehtëson azilkërkuesve qasjen në tregun e punës
Edhe pse kjo është kompetencë e federatës dhe e kantonit, asambleja ka votuar me një shumicë dërmuese pro mocionit
Asambleja e Qytetit të Bernës ka miratuar një mocion i cili kërkon që azilkërkuesit të integrohen më mirë dhe më shpejt në tregun e punës. Ndonëse kjo është në radhë të parë kompetencë e federatës dhe e kantonit, asambleja ka votuar te enjten me një shumicë dërmuese pro mocionit, gjegjësisht me 53 vota pro dhe 12 kundër, shkuan nzz.ch.
Mocioni i bërë me emergjencë nga radhët e SP, GFL/EVP, GLP, BDP dhe CVP kërkon nga ekzekutivi i qytetit të përpunojë një koncept për format e mundshme të punësimit, në mënyrë që të realizohet një «hap i guximshëm por frytdhënës për integrimin e refugjatëve».
Qeveria e qytetit është treguar e gatshme për të shfrytëzuar hapësirëgn e saj të veprimit. Sipas përgjegjëses për integrim në ekzekutivin e Bernës, Franziska Teuscher aktualisht pritet të përpunohen masat e nevojshme në këtë drejtim. Në fokus janë modulet etrajnimit si kurset e gjuhëss, për të përmirësuar kompetencat bazike për qasjen në tregun e punës.
SVP, duke e hedhur poshtë këtë mocion si e vetmja parti në asamble, ka thënë se ajo çfarë kërkohet është në kompetencë të federatës dhe të kantonit. Te shumica e refugjatëve është edh ashtu fjala për «migrantë ilegalë ekonomikë», të cilët duhet ta lëshojnë Zvicrën sa më shüejt që është e mundur, ka thënë Erich Hess në emrin e fraksionit të kësaj partie.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












