Integrimi
Kosovarët, të parët nga të huajt e “vendeve të treta”
Nga «vendet e treta» (jo anëtare të BE-së, më së shumti të huaj në Zvicër jetojnë 110.262 shtetas kosovarë
Zvicrën gjatë vitit 2015 e kanë lëshuar më shumë banorë dhe njëkohësisht në Zvicër kanë ardhur më pak të huaj. Në këtë mënyrë, ardhja «neto» e të huajve në këtë vend gjatë vitit të kaluar ka qenë 71.495. Kjo i bie që në krahasim me vitin 2014 ka pasur një rënie të numrit neto të të ardhurve për 9.4% . Ndërsa numri absolut i të huajve që kanë ardhur në Zvicër ka qenë 150.459, ose 1.1% më pak se një vit më parë, transmeton albinfo.ch njoftimin e dhüenë nga SEM. Ndërkohë që për 6.1% është rritur numri i të huajve që e kanë braktisur Zvucrën (6.1% ose rreth 73 mijë).
Siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), në fund të vitit që shkoi në Zvicër kanë jetuar afër 2 milionë të huaj.
Puna në Zvicër përbën shkakun më të shpeshtë (47% të rasteve) të ardhjes së të huajve këtu. Pastaj vjen bashkimi familjar me 31% etj. Te bashkimi familjar janë llogaritur po ashtu edhe pjesëtarët e familjve të zviceranëve që kanë ardhur për t`iu bashkuar atyre.
Sikurse edhe deri tash, shumica e të huajve në Zvicër, ose 1 milion e 363.736 veta janë të ardhur nga 17 vendet e ashtuquajtura «të vjetra» të BE-së. 630 mijë të tjerë vijnë nga «vendet e treta».
Italianët vazhdjnë të përbëjnë komunitetin më të madh të huaj, me 313.725 veta ndërsa gjermanët janë të dytët ose 301.548 sish.
Është interesante se nga «vendet e treta» (jo anëtare të BE-së, më së shumti të huaj në Zvicër jetojnë 110.262 shtetas kosovarë.
Gjithnjë duhet pasur parasysh se në këto shifra llogariten vetëm ata të huaj që nuk e kanë marrë ndërkohë pasaportën zvicerane, përcjell albinfo.ch. Kjo vlen edhe për kosovarët, numri i të cilëve do te ishte dukshëm më i madh sikur të përfshiheshin edhe ata që janë natyralizuar. Një pjesë e kosovarëve po dhe shqiptarëve në përgjithësi, po ashtu vazhdojnë të mbajnë shtetësinë serbe.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











