Shkurt.ch
Zvicra dhe Franca tejkalojnë problemin e taksave të aeroportit “Basel-Mulhouse”
Zvicra dhe Franca kanë tejkaluar mospajtimet lidhur me problemin e taksave të aeroportit të përbashkët «evropian» që u takon Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, të njohur si «Aeroporti Basel-Mulhouse»
Presidenti francez François Hollande ka thënë sot në Colmar të Francës se një marrëveshje e tillë ka qenë e dosmosdoshme dhe se ajo do të kontribuojë në atraktivitetin e regjionit. Në këtë qytet është bërë hapja e Muzeut Unterlinden, me ç`rast ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Federatës së Zvicrës, Johann Schneider-Ammann.
Hollande nuk ka dhënë detaje lidhur me marrëveshjen, njofton srf.ch. Por, bazuar në sqarimin e bërë vitin e kaluar, kompanive ajrore që shfrytëzojnë aeroportin edhe më tutje do t`u merret tatimi zviceran mbi vlerën e shtuar. Ndërsa ndërmarrjet tjera, aktive në aeroport, do t`i paguajnë taksat në sistemin tatimor të Francës.
Negociatat për zgjidhjen e konfliktit të taksave të aeroportit Basel-Mulhouse kanë filluar nga maji i vitit 2013.
Ministri zviceran i punëve të jashtme, Didier Burkhalter, derisa ushtronte edhe funksionin e presidentit të federatës, e kishte diskutuar këte temë me presidentin francez kur ishte për vizitë në tetor të vitit 2014 në Paris.
Në sektrin francez të aeroportit punojnë më shumë se 60 ndëermarrje. Ndërsa marrë në përgjithësi, aeroporti ka rreth 6000 të punësuar, nga të cilët 4500 janë në sektorin e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












