CH-Ballkani
Nuk ndalet fluksi i refugjatëve përgjatë itinerarit ballkanik
Pavarësisht të ftohtit e borës dhe zërave se Evropa do të mbyllë kufijtë, fluksi i refugjatëve përgjatë itinerarit ballkanik ende nuk ndalet. Rreth 2.500 njerëz kalojnë përmes Serbisë gati çdo ditë, me destinacion BE-në.
Itinerari ballkanik është bërë disi më i kalueshëm që nga momenti kur Kroacia dhe Sllovenia vunë në përdorim procedura të reja për refugjatët e ardhur në Serbia.
Në kufij janë forcuar kontrollet kufitare dhe transporti është organizuar në atë mënyrë që të mos krijohen turma dhe incidente të tjera.
Vetëm ata që vijnë ngë Siria, Iraku apo Afganistani dhe që kanë më shumë shanse për azil mund të vazhdojnë udhëtimin në Europën Perëndimore.
Para futjes së refugjatëve në tren, policia serbe duhet të dorëzojë një listë tek kolegët kroatë ku janë vendosur emrat e migrantëve dhe vendi nga ata vijnë si edhe destinacioni përfundimtar në Europë.
Ndërsa ata që vijnë nga Pakistani, Bangladeshi, Sri Lanka, Sudani dhe Kongo shihen si emigrantë ekonomikë e nuk lejohen të vazhdojnë udhëtimin, por edhe mbajtja e tyre në Serbi nuk shihet si plotësisht e rregullt ligjërisht.
Pas regjistrimit përfundimtar në qendrën e regjistrimit në Preshevë, refugjatët dërgohen në Sid, një qytet i vogël, afro 100 kilometra larg Beogradit, prej nga ata marrin trenin për në Kroaci.
Për shkak të dimrit janë shtuar sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, sidomos tek fëmijët dhe më të moshuarit, por shumica refuzojnë të qëndrojnë, ata marrin disa ilaçe dhe vazhdojnë udhëtimin.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











